U përleshën me njëri-tjetrin, plagosen 2 persona në Kukës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 10:19 | Kronikë

U përleshën me njëri-tjetrin, plagosen 2 persona në

Një person u arrestua në flagrancë, teksa një tjetër u procedua penalisht në Kukës, si pasojë e një sherri të dhunshëm ku u përfshinë.

Mësohet se 34-vjeçari E.K. ka plagosur me thikë shtetasin A.C., i cili po ashtu e goditi më herët me sende të forta duke i shkaktuar plagë të konsiderueshme.

E.K. u arrestua dhe akuzohet për "Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, teksa A.C. ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos