I dënuar për plagosje të rëndë, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 14:54 | Kronikë

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë 33-vjeçari Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU-së Dritan Bici, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës në dhjetor të vitit 2021, shkruan A2 CNN.

Mikel Hoxha ishte dënuar për një ngjarje të ndodhur më 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit, ku pas një konflikti të armatosur në sheshin kryesor, u plagos me armë zjarri Admir Haruni, banor i zonës. Ngjarja ndodhi përballë komisariatit të policisë së Gramshit.

Në fillim, 33-vjeçari Mikel Hoxha ishte dënuar me 17 vjet burg, por Gjykata e Apelit Durrës e uli dënimin në 5 vjet, pas ndryshimit të akuzave. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë, trupa gjykuese vendosi rikualifikimin e veprave penale dhe reduktimin e dënimit.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 33-vjeçari u dërgua në burg për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos