I grabitën me dhunë 1000 euro një 35-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 09:11 | Kronikë

I grabitën me dhunë 1000 euro një 35-vjeçari, arrestohet i

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë dhe një 23-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi grabitën me dhunë një 35-vjeçari një shumë parash prej 1000 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Zall Mner dhe pas vjedhjes, 2 autorët u larguan me një automjet tip “Peugeot”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.

Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos