I kërkuar për tentativë vrasjeje në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 10:25 | Kronikë

I kërkuar për tentativë vrasjeje në Berat, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermal Gora, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos