Sulmi kibernetik ndaj SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve mbërrin në GJKKO

Nga Armand Bajrami
5 Shkurt 2026, 10:46 | Kronikë

Sulmi kibernetik ndaj SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve mbërrin në GJKKO

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka mbërritur sot në GJKKO.

Në këtë gjykatë zhvillohet sot shqyrtimi paraprak ndaj tij dhe të bashkëpandehurve Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj, të akuzuar për një sulm kibernetik ndaj SPAK, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, raporton A2CNN.

Agim Ismaili akuzohet për "përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "grupi i strukturuar kriminal" dhe "kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", të dyshuara si të kryera në tentativën për hakërimin e sistemit elektronik të SPAK.

Bashkë me të në fund të vitit të kaluar u morën të pandehur edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos