I mori jetën me hanxhar 20 vjeçarit për një fjalë goje, gjykata ul sërish dënimin: 12 vite për vrasësin

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 16:07 | Kronikë

I mori jetën me hanxhar 20 vjeçarit për një fjalë

"12 vite burg". 

Kaq është dënimi për vrasjen e një 20 vjeçari ku shkak ishte një fjalë goje në rrjetet sociale. 

Vendimi erdhi nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila ka zbutur dënimin për Aksel Hoxhën, i fajësuar për ekzekutimin me hanxhar të Stiven Toshkezi.

Vendimi i Apeli ka zbutur masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë me 18 vite burg, shkruan A2 CNN.

Toshkezi u godit për vdekje me thikë (hanxhar) pas shpine.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2023 afër gjimnazit Partizani. Sherri mes Hoxhajt dhe Stiven Toshkezit kishte nisur disa ditë më parë për një vajzë, e cila ishte e dashura e 20-vjeçarit që mbeti viktimë.

Ngjarja e ndodhur atë natë ishte e mbushur plotë mister, pasi ende nuk është bërë e ditur se kush i largoi me makinë 2 autorët nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse dënimi do të zbutet edhe më tej në shkallët e ardhshme, duke e afruar Hoxhën drejt lirisë së plotë, pavarësisht se mbi supe mban përgjegjësinë e marrjes së jetës së një të riu vetëm 20 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos