I përmendet emri në masakrën e Peshkëpisë, Beleri nuk pranon të pajtohet me drejtorin e Arkivës së Shtetit

Nga Armand Bajrami
9 Nëntor 2023, 13:59 | Kronikë

Gjykata e Tiranës zhvilloi, këtë të enjte, seancën e parë të shqyrtimit të padisë për shpifje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri, kundër drejtorit të Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido.

Në këtë seancë, ku palët ftohen për pajtim, Beleri nuk ka pranuar të pajtohet. Ndërsa Bido ka pranuar pajtim, por pa u tërhequr nga deklaratat e tij publike, të konsideruara si shpifje nga Beleri. Për këtë shkak, gjykata caktoi seancën e radhës në janar.

Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka deklaruar fakte të pavërteta kur ka përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke.

Jashtë gjykatës, Bido tha se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos