I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet Behar Bajri

Nga Julian Kasapi
16 Nëntor 2023, 10:06 | Kronikë
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet
Behar Bajri

Behar Bajri i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për operacionin "Metamorfoza", u ekstradua mëngjesin e kësaj të enjteje në Shqipëri.

Bajri akuzohet për “vrasje me paramendim”, “sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje” në 3 episode, “korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Autoritetet franceze, vend ku u arrestua rreth 2 muaj më parë kanë pranuar kërkesën e Shqipërisë.

Behar Bajri akuzohet si i përfshirë në vrasjen Gjin Ndojit për llogari të Ervis Martinaj, po ashtu edhe për sigurimin e kushteve dhe personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, vrasje e urdhëruar për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Në dosjen “Metamorfoza” dhe në përgjimet në Sky dhe Enchro-chat, Bajri ka qenë porositës i vrasjeve të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit, vrasje, të cilat nuk mund të realizoheshin për shkak se objektivat ishin shumë të vështirë për t’u kapur.

Çdo gjë Behar Bajri e planifikoi pasi doli nga burgu me masë më të lehtë sigurie, e cila mbante firmën e prokurorit Xhevahir Lita, tashmë i arrestuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos