Përshtatën lokalin për vendosjen e basteve sportive, pranga administratorit dhe punonjësit në Kombinat

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 11:49 | Kronikë

Përshtatën lokalin për vendosjen e basteve sportive, pranga

Është zbuluar një tjetër lokal në Kombinat, ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga administratorin dhe punonjësin e lokalit, ndërkohë që janë sekuestruar celularë dhe kompjuterë që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit, shkruan A2 CNN.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të përshtatjes së ambienteve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, përmes kompjuterëve dhe celularëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 28 vjeç dhe F. Gj., 30 vjeç, pasi në zonën e Kombinatit, në lokalin që administrohej nga 28-vjeçari, dhe ku ishte i punësuar shtetasi F. Gj., ishte përshtatur ambienti për vendosjen e basteve sportive në mënyrë të kundërligjshme. U sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, celularë dhe kompjuterë që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme”, njofton Policia, përcjell A2 CNN.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos