I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 15:11 | Kronikë

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në në lagjen nr. 3 të Cërrikut, mëngjesin e të enjtes, raporton A2 CNN.

“Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik”, tha policia.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos