Inceneratori i Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj. Roli i tij në skemat mashtruese

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 14:43 | Kronikë

Inceneratori i Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj. Roli i tij në

Është arrestuar në Itali Juri Ymeraj, një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për aferën e Inceneratorit të Fierit.

Ymeraj dhe disa persona të tjerë akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Ata dyshohet të jenë përfshirë në një skemë fiktive, me dëm deri në 4 milionë euro në buxhetin e shtetit, duke i lëvruar për punime të kryera vetëm në letra dhe jo në të vërtetë. 

Sipas SPAK, i kërkuari tjetër për këtë aferë, Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe të pandehurit Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology  Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, “Sili” sh.p.k, me administrator shtetasin Silvestër Driza, “J.P.Y”sh.p.k, me administrator shtetasin Juri Ymeraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos