Pas seancave ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kërkuan në Gjykatën e Posaçme transmetim live të seancave të tyre gjyqesore, të njëjtin pretendim pati edhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Kërkesa u artikulua nga avokati i tij në seancën e radhës të dosjes "Buka sha".
"Të transmetohet live. Publiku ta shohë procesin", tha avokati, shkruan A2.
Pas refuzimit të kërkesës, gjykata dëgjoi dëshminë e biznesmenit Lirim Fejzollari, që dyshohet të jetë favorizuar gjatë privatizimit të ndërmarrjes "buka sha".
Biznesmeni tregoi se kishte qenë aksioner tek "Buka sha", kur ajo kishte edhe aksione shtetërore dhe private dhe se për privatizimin e ndërmarrjes ishin kryer të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.
I pyetur për disa kontakte telefonike ne SMS me ish-minstrin Ahmetaj, Fejzollari tha se duhet te kenë qenë në një kohë kur ai dhe prodhues të tjerë kishin disa probleme me pullat fiskale. (A2 Televizion)