Iu ka shkuar përdoruesve të iPhone, Policia e Shtetit për mesazhin: Bëni kujdes, është mashtrim financiar!

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 17:18 | Kronikë

Qindra përdoruesve të telefonave “IPhone” në vend iu ka shkuar mesditën e së dielës një mesazh që i fton të futen në aplikacionin “Telegram” e prej aty mund të fitojnë para.

Policia e Shtetit sqaron se bëhet fjalë për “joshje financiare të rremë”, ndaj nuk duhet vënë në dispozicion asnjë e dhënë personale.

Për ata që kanë rënë tashmë pre e mesazhit, policia i fton që të paraqiten pranë zyrave policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos