Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi tre anëtarë të fisit Rraja, të akuzuar si të përfshirë në dhunimin e dy anëtarëve të fisit Maja në Borizanë të Krujës korrikun e vitit të shkuar.
Masa e sigurisë "arrest në burg" është zbutur në "arrest në shtëpi" për të akuzuarit Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj.
Masa e tyre u shua për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Ndërkohë për të njëjtën çështje janë në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja. (A2 Televizion)