Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kukësit

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 11:54 | Kronikë

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kukësit

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se oficeri i karrierës Loard Sallaku ka dhënë dorëheqjen nga drejtor i Policisë së Kukësit. Sallaku drejtoi për rreth një vit Policinë e Kukësit duke arritur rezultate të larta.

Sipas burime të A2 CNN bëjnë me dije se kryepolici Hita i ka kërkuar dorëheqjen disa drejtorëve të qarqeve që më parë janë emëruar nga Hita, për të ndërtuar ekipin e tij të ri.

Të vetmit që kanë dhënë dorëheqjen deri tani janë dy oficerët e karrierës, Islor Islami që drejtoi policinë e Lezhës për tre muaj edhe pse në një periudhë të shkurtër arriti rezultate të larta dhe Loard Sallaku që dha dorëheqjen sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos