Kamionçina përplaset me “Golfin” në Korçë, një e plagosur

Nga Artin Halili
10 Nëntor 2024, 16:47 | Kronikë

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy mjete, njëri prej të cilëve kamionçinë e tjetri veturë, duke lënë të lënduar pasagjeren e mjetit tip "Golf".

E plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ku burime të siguruara thanë se nuk ka rrezik për jetën. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos