Kanoste dhe përndiqte nxënësit në Krrabë, arrestohet 42-vjeçari Ardit Balla

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 10:04 | Kronikë

Kanoste dhe përndiqte nxënësit në Krrabë, arrestohet

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë, me të cilin 42-vjeçari Ardit Balla kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

“Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle. Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë”, njofton Policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos