Kapet me pistoletë me vete 32-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2025, 12:43 | Kronikë

Kapet me pistoletë me vete 32-vjeçari në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri të llojit pistoletë. Ai i u kap në rrugën “5 Maji”, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti armën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje. Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se i riu ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos