Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 17:24 | Aktualitet

Protestuesit janë zhvendosur para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas marshimit në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Të mbledhur përballë Kryeministrisë, ata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga turma dëgjohen thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, që janë kthyer tashmë në një nga sloganet e protestës.

Më herët, protestuesit u zhvendosën në rrugën “Myslym Shyri”, ku u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe u bllokua përkohësisht qarkullimi i automjeteve.

Protesta e kësaj të shtune nisi, si zakonisht, para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u vu re edhe prania e aktivistes me famë botërore Greta Thunberg.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos