Kapet në Greqi ushtari i Laert Haxhiut, i kërkuar për vrasje

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 09:22 | Kronikë

Kapet në Greqi ushtari i Laert Haxhiut, i kërkuar për vrasje

Policia e Shtetit bën me dije se në bashkëpunim me homologët grekë është bërë i mundur arrestimi i një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në kuadër të operacionit "The Wanted" është arrestuar në Pire, shtetasi Ardian Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Fierit në vitin 2023, ku ishte caktuar masa e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale të “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Arben Ahmetaj dyshohet se në vitin 2019, ka qenë pjesë e grupit kriminal pjesë e të cilit ishin Laert dhe Orges Bilbili dhe ka kryer një vrasje me armë zjarri në Lushnjë.

Aktualisht, 51 vjeçari Ahmetaj po pret procedurat e ekstradimit për t'u sjellë në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për vrasje dhe mbajtje armësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos