Dy aksidente kanë ndodhur në Fier pasditen e sotme. Tre automjete janë përplasur në qendër të qytetit, ndërsa si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, ka mbetur një i lënduar, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)