I dënuar me një vit burg për dhunë në familje, arrestohet në Tropojë 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 11:31 | Kronikë

I dënuar me një vit burg për dhunë në familje,

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 39-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar me një vit burg për dhunë në familje. Sipas Policisë ai u kap në fshatin Lekbibaj.

Njoftimi i Policisë Tropojë

Kapet dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos