Karbunarë, zjarri shkrumbon dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte

Nga Çaku Tafa
21 Qershor 2025, 16:55 | Kronikë

Karbunarë, zjarri shkrumbon dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte

Një zjarr i rënë padite në periferi të Karbunarës ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte.

Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje Berat në dalje të Karbunarës zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.

Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët të cilat i favorizon era e fortë. Zjarri është duke u vënë nën kontroll por ka edhe vatra të vogla të cilat po shuhen nga zjarrfikësit.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mos përhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave.

Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjës janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos