Shisnin kokainë në ish-Bllok, gjykata liron vetëm gruan e arrestuar, burg për 23 të tjerët

Nga Xhensila Kodra
21 Qershor 2025, 15:36 | Kronikë

Shisnin kokainë në ish-Bllok, gjykata liron vetëm gruan e

Gjykata e Tiranës rikonfirmoi masat e dhëna në mungesë për të arrestuarit si shpërndarës droge në kryeqytet.

Për 23 prej tyre u caktua arrest në burg, ndërsa masa u ndryshua për të vetmen të arrestuar grua Xhoana Rustemi, për të cilën u vendos nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” dhe për Albert Shushkun, për të cilin u vendos nga arrest me burg në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve familjare.

Gjyakata e Tiranës lë të pandryshuar masat arrest në burg për 24 të arrestuarit e operacionit anttidrogë dhe një tjetër me masë arrest në shtëpi.

Në total u lëshuan 33 urdhër arreste, por policia ekzekutoi 25 prej tyre dhe 8 të tjerët u shpallën në kërkim.

Të arrestuarit vepronin në 4 grupe kriminale që operonin në shitjen e drogërave të forta në lokalet e natës, kryesisht në ish-Bllok tek klientët VIP, por edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, ndërsa vëllai tjetër i tyre është në kërkim.

Mësohet se ata cilësohen nga policia si personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit.

Mes të arrestuarve ka edhe banakierë dhe kamarierë të lokaleve ku tregëtohej lënda narkotike dhe të dyshuar sit ë përfshirë në shitjen e dozave me drogë.

Gjatë kontrollit fizik, por edhe tek banesat e tyre u sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, celularë, automjete, 4 peshore elektronike, si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos