Durrësi i kalon SPAK dosjen e vjedhjes së 700 mijë eurove nga posta e që ishin destinuar për pensionistët nuk do të hetohet nga prokuroria e Durrësit.
Çështjen tashmë e ka marrë SPAK pas dyshimeve për ekzistencën e një grupi kriminal, apo ish-zyrtarëve dhe personave me imunitet.
Ende nuk ka të dhëna të plota për shkaqet pse akuza e qytetit bregdetar ka shpallur moskompetencën, por sipas ligjit kur në çështje përfshihen zyrtarë të lartë, apo persona me imunitet çështja nuk mund të shqyrtohet nga rrethet.
Megjithatë burimet kanë shtuar se pas ndalimit të drejtoreshës së filialit Elisabeta Mataj, ish-shefes së financës, Valbona Duni, si dhe arkëtares Paola Dana janë zbuluar detaje për një abuzim që mund të ketë zgjatur prej vitesh. Madje dyshimet janë që fondi i munguar në postë mund të jetë shumë më i lartë nga ajo çfarë u tha në muajin korrik.
Për shkak dhe të kompleksitetit përfshirjes së shumë emrave apo dhe zyrtarëve të tjerë. Tashmë do të jenë prokurorët e SPAK ata që do të shqyrtojnë provat e mbledhura deri më tani por dhe duke marrë dëshmi të tjera mbi atë se çfarë ka ndodhur me fondet e pensioneve apo shumave të tjera që mund të mungojnë.
Në momentet e para të zbulimit të skandalit Mataj u akuzua se grabiste shumat, madje dhe u zbulua një video ku paratë lëvizeshin me thasë.
Nga ana tjetër drejtoresha e postës mohoi akuzat duke shprehur se ishte ajo që kishte kërkuar auditim. Në muajin shtator gjykata e Durrësit ka zbutur masat ndaj të akuzuarve duke i vendosur në arrest shtëpie ndërsa tashmë hetimet do t'i vijojë SPAK. (A2 Televizion)