Një 42-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Krujë mesditën e kësaj të hëne.
Policia njofton se personi i lënduar është transportuar për në spital, ndërsa po vijohet krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.” (A2 Televizion)