Sherr me thika mes të miturve, plagoset një 17-vjeçar në Burrel

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 09:47 | Kronikë

Sherr me thika mes të miturve, plagoset një 17-vjeçar në

Rreth orës 08:40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Erjon Livani, 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos