Kleviol Ahmeti do të dëshmojë në gjyqin për shpërthimin te dyqani i Noizyt

Nga Armand Bajrami
13 Maj 2026, 13:23 | Kronikë

Kleviol Ahmeti do të dëshmojë në gjyqin për

Reperi Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022, shkruan A2 CNN. Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.

Për Noizyn do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.

Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë. “Më duket se kanë pasur fërkime të vogla, punë xhelozie, konkurrence. Për punë muzike. Veç kësaj nuk di të ketë pasur ndonjë konflikt fizik, apo verbal”, citohet të ketë thënë Rajku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos