Kontrabandë mallrash në Muriqan, arrestohet një person, procedohen 2 doganierë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 12:00 | Kronikë

Kontrabandë mallrash në Muriqan, arrestohet një person,

Një person u arrestua teksa dy punonjës të doganës së Muriqanit u proceduan penalisht për një rast kontrabande mallrash nga Mali i Zi.

Shërbimet e policisë në Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili po transportonte mallra kontrabandë.

Për këtë arsye u vu në pranga F. L., 46 vjeç dhe nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.

Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos