Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 12:56 | Kronikë

Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro,

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë goditur një rast tentative për të kontrabanduar sende me vlerë, duke vënë në pranga një 33 vjeç, banues në Gjermani.

“Në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Audi”, me drejtues shtetasin Q. S.”, njofton Policia.

Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro,

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.      

Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro,

“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale "Kontrabanda më mallra të tjera" dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”

Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro,

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos