Veliaj në GJKKO, kërkon të studiojë aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike

Nga Armand Bajrami
2 Dhjetor 2025, 10:23 | Kronikë

Veliaj në GJKKO, kërkon të studiojë aktet e dosjes

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t'i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike.

Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata, shkruan A2.

Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt GJKKO në kryeqytet për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj tij dhe të bashkëpandehurve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos