Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Nga Armand Bajrami
2 Dhjetor 2025, 10:40 | Kronikë

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Shtyhet për më 5 dhjetor gjykimi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve.

Shtyrja e seancës u bë në pranim të kërkesës së Veliajt për t'u konsultuar me avokatët e tij për vijimin e gjykimit.

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t'i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike.

Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata, shkruan A2.

Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos