Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, sekuestrohen sende të ndaluara

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 11:25 | Kronikë

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, sekuestrohen sende

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të diel në burgun e Shkodrës. A2 CNN raporton se aksioni u krye nga Forcat Operacionale dhe ato Speciale të Policisë së Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Adriatik Kupi.

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, sekuestrohen sende

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma, ndërsa në një prej tyre u gjet një cigare e dyshuar si lëndë narkotike. Dy të dënuarit janë veçuar dhe rasti po ndiqet nga strukturat përkatëse.

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, sekuestrohen sende

Gjithashtu, u sekuestruan disa sende të ndaluara dhe u nxorën për rikontroll dy televizorë. Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet e befasishme do të vijojnë në të gjitha institucionet penitenciare për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, sekuestrohen sende

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos