
Mbrëmjen e djeshme gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raportoi se një 60-vjeçar u dërgua me urgjencë në sallë të operacionit në spitalin e Vlorës, për shkak se kishte marrë disa plagë.
A2 CNN mëson sot se bëhet fjalë për Isuf Kananin, 60 vjeç, banues në Vlorë, i cili mbeti i dhunuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve, ku 60-vjeçari është dhunuar me sende të forta.
Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis”, ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)