
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Policia njofton se automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij dhe është konstatuar në flakë rreth orës 02:58 pas mesnatës.
Ka qenë vetë gazetari i cili ka njoftuar efektivët e policisë për ngjarjen, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet e qëllimshme.
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme. (A2 Televizion)