Korçë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës

Nga Artin Halili
5 Dhjetor 2023, 10:29 | Kronikë

Korçë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e burgut të

Arrest me burg është masa shtrënguese që Gjykata e Korçës ka dhënë për Durim Toskën, ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës, i shkarkuar 3 ditë më parë nga ministri Ulsi Manja, gjë që më pas i hapi rrugë arrestimit të tij, pasi bashkëshortja e akuzoi për dhunë ndaj saj.

Gjatë kontrollit në banesë, Toskës iu gjet edhe armë pa leje.

Ndërkohë, togat e zeza kanë vlerësuar sot se ai duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos