Kryemadhi: Veglat e Ramës i pamë me toga të zeza

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 10:40 | Kronikë

Monika Kryemadhi sulmoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur vegla të Edi Ramës. Pas ndërprerjes së seancës në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës, Kryemadhi nuk u kursye ndaj tyre.

“Sapo pash 3 musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajhën dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në sallë gjyqi. Pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, ku të gjithë jeni dëshmitarë që meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa identifikim dhe me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që janë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la kohë 3 orë për t’u njohur me provat. Dosjen që të gjithë ju keni shpërndarë nëpër media, që në fakt, qoftë prokuroria apo qoft gjykata kanë shkelur nenin 279 të kodit të procedurë spenale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Kjo godina këtu nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut, propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës. Sot, kam kuptuar që veglat njëpërdorimshme të Edi Ramës dhe gjithë grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori i Tiranës, që nga 5D e famshme, i pamë në fytyrat e tyre të veshur me togat e zeza”, tha Kryemadhi, raporton A2 CNN. “Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar dhe kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos