Lirohet ish-e dashura e Safet Bajrit, Gjykata lë në “arrest shtëpie” Eria Agon

Nga Armand Bajrami
20 Nëntor 2025, 14:50 | Kronikë

Lirohet ish-e dashura e Safet Bajrit, Gjykata lë në “arrest

Gjykata e Posaçme liron nga qelia Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit. Masa e saj "arrest në burg" është zbutur në "arrest shtëpie", shkruan A2 CNN. Ajo akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit" në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Ago qëndronte në qeli prej muajit shkurt. Sipas SPAK, Ago ka larguar nga Shkodra Astmer Bilalin pas ekzekutimit të Licit, përmes një mjeti tip “Mercedes Benz”, që është fiksuar nga një kamerë sigurie në qytetin verior.

Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë dhe u arrestua nga policia disa ditë pas partnerit të saj Safet Bajri. Ajo po qëndronte në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa ka mohuar akuzat për pjesëmarrje në vrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos