SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 13:25 | Kronikë

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, qëtë dalë nga paraburgimi dhe të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që është parashikuar të zhvillohet të premten, raporton A2 CNN. Këshilli Bashkiak i drejtoi një kërkesë zyrtare SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve që Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin.

“Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose nëse kjo nuk është e mundur, mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonference apo formë tjetër të aprovuar)”, thuhej në kërkesë.

Kjo kërkesë e këshilltarëve të majtë vjen pas vendimit të tyre që kërkuan shkarkimin e Erion Veliajt, por Gjykata Kushtetuese vendosi që ta kthejë atë në detyrë.

Në dokumentin e siguruar nga A2 CNN, sqarohet se këshilltarët socialistë dalin garant se do të përmbushin çdo kërkesë për sigurinë, për shkak se Veliaj ka mbi supe masën e sigurisë arrest me burg.

Erion Veliaj ndodhet në qeli prej muajit shkurt. Teksa ka humbur betejën me Gjykatën e Posaçme për të përfituar një masë më të lehtë sigurie, Veliaj fitoi betejën në Kushtetuese, pasi kjo gjykatë vendosi që shkarkimi i tij të ishte i paligjshëm dhe i riktheu mandatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos