"Mafia shqiptare ngjason me Ndragheta-n", gazetari italian: Si celula terroriste, zhduken pa gjurmë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 20:40 | Kronikë

"Mafia shqiptare ngjason me Ndragheta-n", gazetari italian: Si celula

Gazetari italian, Nello Trocchia, i cili kohët e fundit ka shkruar një libër për krimin e organizuar dhe mafian, ishte i ftuar në Off the Record, ku foli dhe për mafian shqiptare.

Teksa shpjegonte karakteristikat e saj, Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ngjan shumë me Ndragheta-n pasi është më shumë familjare. Ai shpjegon se ajo ka disa celula që kur është e nevojshme dhe kur kanë përballje me kundërshtarë, bashkohen në një të vetme e më pas zhduken me shpejtësi.

“Mafia shqiptare ka karakteristike specifike, ndryshe nga mafia italiane. Ajo nuk ka një strukturë piramidale. Ajo ka rrënjë familjare si Ndragheta. Unë e them në librin tim, pas bisedimeve me hetuesit. Një organizatë ka disa celula të ngjashme. Nuk ka një dominim shqiptar.

Disa hetues që e kanë thelluar këtë temë më kanë referuar se ato i ngjajnë celulave terroriste. Në territor kanë ushtarë dhe bashkëpunëtorë. Kur këto celula kanë probleme me grupe të tjera, ato shkrihen dhe shpërndahen. Është një karakteristikë thelbësore, pasi e bën të vështirë dallimin. Mafia shqiptarë është e lidhur me territorin dhe një zhvillim ndërkombëtar”, tha gazetari italian në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos