Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre, është përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë, janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)