Pretendimet e Alfred Belerit, nëse SPAK duhet të hetojë ose jo ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë.
Kjo gjykatë vendosi sot të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e bërë nga Alfred Beleri, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos regjistruar hetim ndaj Xhaçkës e Gaçit, shkruan A2 CNN.
Seanca gjyqësore, që do të relatohet nga gjyqtari Sokol Binaj, është planifikuar më 18 nëntor.
Vendimi i SPAK për mosfillim hetimi u kundërshtua nga Beleri në Gjykatën e Posaçme, që në prill urdhëroi SPAK të regjistronte hetim. Por vendimi u ankimua nga SPAK në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi Shkallën e Parë në 14 maj, duke në fuqi qëndrimin e Strukturës së Posaçme. (A2 Televizion)