
A2 CNN ka mësuar detaje të reja nga aksidenti me dy viktima në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Sipas gazetares së A2 CNN Elitjona Doko, nga aksidenti kanë humbur jetën dy fëmijë të moshës 10-13 vjeçar, ndërsa një 8-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

A2 CNN mëson gjithashtu se shkak i këtij aksidenti ka qenë një automjet i cili ka kaluar me shpejtësi në lagje, teksa fëmijët ishin duke luajtur, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik.

Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)