Makina përplas 11-vjeçaren në Shkodër, dërgohet në spital

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 14:08 | Kronikë

Makina përplas 11-vjeçaren në Shkodër, dërgohet

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D.U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos