Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Nga Armand Bajrami
1 Shkurt 2026, 13:16 | Kronikë

Gjykata e Posaçme rrëzoi një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi. Kryebashkiaku kërkoi zbutje të masës me arsyetimin se nuk kishte më kushte ligjore për mbajtje në izolim. Nga kafazi i sallës, Veliaj theksoi se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.

Në gati 1 orë e30 minuta seancë, ku ishte edhe vetë i pranishëm, Veliaj, ritheksoi edhe njëherë faktin se nuk i ishin vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes. Sipas burimeve, ai refuzoi edhe avokaten kryesisht, duke pretenduar se e kishte testuar dhe kuptuar se ajo nuk e njihte çështjen e tij.

Veliaj ka pretenduar, se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq, ndërsa arsyet ligjore të zbutjes së masës, i ka parashtruar avokati i tij, Sokrat Gjermeni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos