
Një automjet tip “Ford”, i drejtuar nga një 40-vjeçare, duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjës, ka goditur një tufë me bagëti.
Si pasojë e goditjes, disa bagëti të imëta kanë ngordhur, ndërsa mjeti ka pësuar dëme materiale.
Drejtuesja e automjetit nuk është lënduar dhe, po kështu, as bariu, i cili nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes, shkruan A2 CNN.
Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin, ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   