Makina përplaset me furgonin, një i plagosur rëndë në Vlorë

Nga Edi Ruçi
2 Qershor 2026, 08:42 | Kronikë

Makina përplaset me furgonin, një i plagosur rëndë në

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën e By-Passit të Vlorës, pranë fshatit Kaninë.

Një automjet i llojit Golf është përplasur me një furgon, shkruan A2.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia ose një parakalim i gabuar nga ana e mjeteve.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit Golf.

Ai raportohet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos