Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”. Policia njofton se automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin R. Q.
Për pasojë nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)