Masa e sigurisë për Veliajn, Gjykata e Lartë cakton datën e rigjykimit

Nga Armand Bajrami
30 Korrik 2026, 10:46 | Kronikë

Masa e sigurisë për Veliajn, Gjykata e Lartë cakton datën e

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator për të rigjykuar çështjen e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, në orën 9:30, shkruan A2CNN.

Para dy ditësh, dy avokatë të një studioje ligjore angleze, të shoqëruar edhe nga avokati Plarent Ndreca, kanë zhvilluar një takim me Erion Veliajn në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ai mbahet prej afro një viti e gjysmë, pas hetimeve të nisura ndaj tij nga SPAK.

Avokati Plarent Ndreca shpjegoi se qëllimi i këtij takimi ishte njohja e avokatëve anglezë me çështjen, ndërsa tha se janë në pritje të miratimit të një takimi edhe me avokatët amerikanë, të cilët po ashtu po asistojnë ligjërisht kryebashkiakun Veliaj.

Ndreca deklaroi gjithashtu se, ashtu siç po rifitojnë gradualisht të drejtat që, sipas tij, u janë mohuar për muaj me radhë, do të vijojnë betejën ligjore deri në fund për të provuar se hetimi i nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës është një farsë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos