Edhe Qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës. Që prej mbrëmjes së të shtunës, mjetet borëpastruese janë në punë për mbajtjen hapur të rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Në akset Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm ka prani të ngricave dhe akullit. Edhe në segmentin Bogë-Theth vijon hedhja e skorjeve dhe kripës, pasi temperaturat kanë arritur -6 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, pritet ulje e mëtejshme e temperaturave deri në -10 gradë, ndaj bëhet thirrje për kujdes të shtuar të drejtuesve të mjeteve në këto akse. (A2 Televizion)